Ο ΡΟΛΟΣ ΤΩΝ ΤΟΥΡΚΩΝ ΣΤΟΝ ΘΑΝΑΤΟ ΤΟΥ ΚΑΤΣΙΦΑ

 Ο δημοσιογράφος Kastriot Myftaraj, Αλβανικής καταγωγής, δημοσιοποίησε στα ηλεκτρονικά μέσα ότι η δολοφονία του Κωνσταντίνου Κατσίφα από τις Αλβανικές αρχές στους Βουλιαράτες, σχεδιάστηκε από την Τουρκία. Και αυτό γιατί η Τουρκία θέλει να υπάρχει ένταση μεταξύ Ελλάδος και Αλβανίας.

ΔΟΘΗΚΕ ΚΑΙ ΑΜΟΙΒΗ ΣΤΗΝ ΑΛΒΑΝΙΚΗ ΑΣΤΥΝΟΜΙΑ;

Τί έγραψε μεταξύ των άλλων ο Kastriot Myftaraj

Όταν πέθανε ο Κατσίφας η Αλβανική Κρατική Αστυνομία εξέδωσε ανακοίνωση στην οποία ανέφερε ότι σκοτώθηκε σε ανταλλαγή πυρών με αστυνομικές δυνάμεις, αφού έθεσε σε κίνδυνο τη ζωή των αστυνομικών πυροβολώντας εναντίον τους. Έτσι υποστηρίχθηκε επίσημα ότι είχε σκοτωθεί από την αστυνομία. Τρία χρόνια αργότερα, μετά από έρευνα του γεγονότος, η Εισαγγελία του Κράτους της Αλβανίας κατέληξε στο συμπέρασμα ότι ο Κατσίφας αυτοκτόνησε και ως εκ τούτου ζήτησε από το δικαστήριο την απόρριψη της σχετικής ποινικής υπόθεσης. Σύμφωνα με την πραγματογνωμοσύνη που έκανε η Εισαγγελία, η αυτοκτονία επιβεβαιώθηκε επειδή είχε τραύμα που προκλήθηκε από την κάννη του όπλου στο σώμα.

Ο Ένοπλος Κατσίφας βρέθηκε αντιμέτωπος με ομάδα της πιο εξειδικευμένης αλβανικής αστυνομικής μονάδας, της RENEA. Κατά τη διάρκεια της επιχείρησης κρατήθηκε υπό παρακολούθηση. Μπορεί να πιστέψει κανείς ότι μια ομάδα ειδικευμένων αστυνομικών κάνει λάθος νομίζοντας ότι σκότωσε έναν άνθρωπο που στην πραγματικότητα αυτοκτόνησε; Και δεν θα έπρεπε το συμβάν να έχει μαγνητοσκοπηθεί από ασφαλή απόσταση; Εννοείται ότι η αυτοκτονία είναι ένα ηλίθιο αστυνομικό ψέμα. Εννοείται ότι η αυτοκτονία επινοήθηκε αργότερα. Ήμουν παρών στην εκπομπή 360 μοιρών στο RTV Ora πριν από τρία χρόνια, λίγες μέρες μετά το γεγονός, όταν η κρατική αστυνομία χρησιμοποίησε τον δημοσιογράφο Ferdinand Dervishi για να διαδώσει το ψέμα της αυτοκτονίας.

Η δολοφονία του Κατσίφα ήταν περιττή και επιζήμια γιατί δημιούργησε μια λατρεία του Έλληνα ήρωα στο αλβανικό έδαφος. Έπρεπε να του επιτραπεί να περάσει τα σύνορα και τότε το αλβανικό κράτος μπορούσε να τον αναζητήσει σύμφωνα με τους διεθνείς κανόνες. Σε αυτό το γεγονός, το αλβανικό κράτος διαψεύδει τον εαυτό του τραγικά.
Το ψέμα έχει γίνει πολύ χοντρό γιατί έχουν πανικοβληθεί. Την πρώτη μέρα λένε ότι τον σκότωσαν γιατί έθεσε σε κίνδυνο τη ζωή των αστυνομικών, αλλά μετά βγαίνουν έξω και λένε ότι αυτοκτόνησε. Κάτι δεν πάει καλά εδώ … Τώρα η άρνηση είναι χειρότερη από τον φόνο … Εννοείται ότι η αυτοκτονία είναι ένα ηλίθιο αστυνομικό ψέμα … Η εξήγηση αυτής της αναίτιας δολοφονίας θα πρέπει να αναζητηθεί στη στενή συνεργασία της Αλβανικής Κρατικής Αστυνομίας με την Τουρκική Αστυνομία και Χωροφυλακή … Η Τουρκία ενδιαφέρεται να σκοτώνει η αλβανική αστυνομία Έλληνες της μειονότητας καθώς αυτό δημιουργεί εντάσεις και επιπλοκές μεταξύ Αλβανίας και Ελλάδας.

Οι τουρκικές μυστικές υπηρεσίες που στρογυλοκάθονται στην Αλβανία δεν παραλείπουν να προσφέρουν ανταμοιβές για τέτοιες δολοφονίες, εκμεταλλευόμενες τη φιλία που δημιουργήθηκε μεταξύ Αλβανών και Τούρκων αστυνομικών. Η δολοφονία του Κατσίφα ήταν μια μυστική ενέργεια των τουρκικών μυστικών υπηρεσιών στην οποία χρησιμοποιήθηκε η αλβανική κρατική αστυνομία.

Kastriot Myftaraj
27 Οκτωβρίου στις 4:16 μ.μ.

Minoritari grek Kacifas u ekzekutua në 28 tetorin e tre viteve më parë me një shpërblim të vënë nga arkadashllarët turq të Policisë Shqiptare
Nesër është trevjetori i vdekjes së minoritarit grek Kacifas, i cili u vra në Bularat të Dropullit në ditën e festës kombëtare të Greqisë.
Kur vdiq Kacifas Policia e Shtetit Shqiptar nxorri një njoftim në të cilin thuhej se ai u vra në një shkëmbim zjarri me forcat policore, pasi kishte vënë në rrezik jetën e policëve duke qëlluar me armë. Pra u pohua zyrtarisht se Kacifasin e kishin vrarë policët.
Tre vjet më pas, pas hetimit të ngjarjes, Prokuroria e Shtetit Shqiptar arriti në përfundimin se Kacifas kishte vrarë veten dhe për këtë i kërkoi gjykatës pushimin e çështjes penale përkatëse. Sipas ekspertizës që bëri Prokuroria vetëvrasja vërtetohej sepse Kacifas kishte plagë që shkaktohet me puthitje të tytës së armës në trup.
Njoftimi zyrtar i Policisë për ngjarjen tre vjet më parë u bë mbi bazën e raportit që bëri komandanti i grupit operacional.
Me Kacifasin e armatosur u përball një grup i repartit më të specializuar policor shqiptar, RENEA-s. Gjatë operacionit Kacifas mbahej nën vëzhgim. A mund të besohet se një grup policësh të specializuar të gabojnë duke menduar se kanë vrarë një njeri i cili në të vërtetë na paska vrarë veten? Dhe a nuk duhet të ishte filmuar ngjarja nga një largësi e sigurt. Ku janë pamjet? Kuptohet që vetëvrasja është një gënjeshtër e trashë policore.
Kuptohet se vetëvrasja u sajua më vonë. Unë kam qenë i pranishëm në emisionin 360 gradë në RTV Ora tre vjet më parë, pak ditë pas ngjarjes, kur Policia e Shtetit përdori gazetarin Ferdinand Dervishi për të hedhur në qarkullim gënjeshtrën e vetëvrasjes.
Unë e kundërshtova aty për aty me argumentet e mësipërme. Drejtuesi i emisionit tha se do ta vazhdonim debatin në emisionin e radhës, ditën e hënë.(Ky debat po bëhej të enjte)
Të hënën Dervishi i kishte thënë paraprakisht drejtuesit të emisionit që nëse do të isha unë, ai (Dervishi) nuk do të vinte në atë emission për të thënë lajmet e tij ekskluzive për ngjarjen. Lajme të rreme në fakt. Kështu që të hënën Dervishi gënjeu lirisht. Dhe më pas gënjeshtrën që hodhi në qarkullim Dervishi e zyrtarizoi Prokuroria.
Vrasja e Kacifasit ishte e panevojshme dhe e dëmshme sepse krijoi një kult heroi grek në territorin shqiptar. Kacifas duhej lejuar të kapërcente kufirin dhe pastaj shteti shqiptar mund ta kërkonte sipas rregullave ndërkombëtare. Vrasja e Kacifasit ishte nga ato ngjarje që i lenë pasojën në vazhdim.
Në këtë ngjarje shteti shqiptar ka përgënjeshtruar vetveten në mënyrë tragjikomike.
Shpjegimi i kësaj vrasjeje të panevojshme duhet kërkuar te bashkëpunimi i ngushtë i Policisë së Shtetit Shqiptar me Policinë dhe Xhandarmërinë Turke.
Turqia është e interesuar që Policia Shqiptare të vrasë minoritarë grekë pasi kështu krijohen tensione dhe ndërlikime midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Shërbimet e fshehta turke që janë ulur këmbëkryq në Shqipëri nuk mungojnë të japin edhe shpërblime që të ndodhin vrasje të tilla duke shfrytëzuar arkadashllëkun e krijuar mes policëve shqiptarë dhe atyre turq.
Nuk është rastësi që ngjarja ndodhi pa muaj pasi në krye të Policisë së Shtetit erdhi Ardi Veliu, i cili ka kryer studimet në Turqi dhe njihet për lidhje të ngushta me turqit. Në të parën festë kombëtare greke që Ardi Veliu ishte në krye të Policisë së Shtetit ndodhi një ngjarje e tillë.
Vrasja e Kacifas ishte një cover action (aksion I fshehtë) i shërbimeve të fshehta turke në të cilin u përdor Policia e Shtetit Shqiptar./Kastriot Myftaraj



Σχόλια